Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill, duke tejkaluar synimet e qeverisë, ka thënë Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.
Ai ka thënë se objektivi prej 100,000 testeve brenda ditës ka qenë “synim ambicioz”, mirëpo testimi ka qenë i domosdoshëm “për ta kthyer Britaninë sërish në këmbë”. Të dhënat përfshijnë edhe kryerjen e testeve që janë dërguar nëpër shtëpi, por të cilat mund të mos jenë kryer ende.
Deri më tani në territorin britanik janë regjistruar 27,510 të vdekur si pasojë e koronavirusit. Ministri britanik nga radhët e opozitës, Jonathan Ashëorth ka sugjeruar se qeveria është mashtruar me këto shifra pasi ka numëruar testet e dërguara nëpër shtëpi dhe jo ato që janë kryer./ Tv Malisheva