Futbolli po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit.
Kurse, gjatë kësaj kohe sportdashësit kanë publikuar arkiva nga më të ndryshmet për t’i kujtuar momentet më të mira, shkruan Gazeta Sheshi.
Së fundi, është gazetari Reshat Ibrahimi i cili ka postuar një fotografi të gjeneratës së artë të FC Prishtinës.
“Nga kujtimet e rralla: Prishtina-Vardar, foto e mesviteve 1985-87, kapitenët Fadil Muriqi dhe Darko Panvec. A i kujtohet dikujt rezultati i kësaj ndeshje?”, ka shkruar Ibrahimi ne rrjetin social ‘Facebook’.
Më poshtë e gjeni postimin:
https://www.facebook.com/Reshatibrahimi.zyrtare/posts/2709698672650351