Ish ministri i Ambientit nga AKR-ja, Fatmir Matoshi i ka reaguar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Matoshi e ka quajtur Sveçlën, miku i pauzave të kafes së Marko Gjuriqit. Ai ka thënë se Sveçla nuk i ka besuar testeve të shtetit zviceran dhe e ka testuar z.Pacolli me njërin nga testet e Gjuriqit.
“Ju, sot edhe mund të manipuloni me një pjesë të rinisë së Kosovës, por ta keni në mendje se e afërt është dita kur zhgënjimi në ju do të jetë i madh. Presidenti Pacolli edhe mund të mos reagojë ashtu si e prisni ju, sepse ai nuk e përdori padrejtësinë tuaj ndaj tij për poena politik për pushtet, kapuni me dikë tjetër Behgjet Pacolli më shumë e don shtetin se pushtetin. Do të ndiheshim të frikësuar për të ardhmen tonë e të familjeve tona, nëse ju do të vazhdonit të shëtiteni me veturat e shtetit, një pjesë të së cilave i dogjët pak vite më parë, por fatmirësisht ky është fundi juaj”, ka shkruar Matoshi.
Kjo deklaratë e Matoshit vjen pasi kryetari i Aleancës Kosova e Re njëherësh, deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se e ka kërcënuar me arrestim.
Ky është postimi i plotë i Matoshit:
PËR DEMOLUESIT DHE SHKATËRRUESIT E PASURISË SË KOSOVËS DHE MIQËVE TANËKur rastësisht Xhelalit i erdhi radha të flas për Behgjet Pacollin, harroj ta sjell në mendje se po flet për njeriun që:– Rindërtoj disa fakultete, shkolla e spitale në Kosovë,– Rindërtoj shtëpinë e demokracisë, Kuvendin e Kosovës të cilin shpesh e mbushe me gas dhe e dhunove z, Sveqla,– Rindërtoj objektin nga ku Glauku pastaj tregoj mosmirënjohje,– Shëroj qindra njerëz, në mes tyre edhe anëtar të LVV-së– Ndërtoj qindra shtëpi, në mes tyre edhe për anëtar të LVV-së– Punësoj mijëra kosovarë, në Kosovë dhe jashtë saj, dhe kështu përmirësoj dukshëm kushtet e jetesës së tyre, edhe te LVV-se– Po flisnit për njeriun që posedon mirënjohjet, dekoratatat e vlerësimet më të larta të shtetit shqiptar dhe të shumë vendeve tjera–
Po flisnit për njeriun që i solli më së shumti njohje këtij vendi, pavarësisht se një pjesë e vogël e njohjeve u tërhoqën sepse kontribuat ju vet për këtë, rrokullisët e dogjët veturat e BE-së, thyet e shkatërruat pasuritë e vendit, për të ardhur në pushtet– Akuzuat për kalim illegal të kufirit një njeri që e presin me respektin më të madh në tërë botën– Ju Ministër Sveqla, (miku i pauzave të kafës së Marko Gjuriqit), nuk i besuat testeve të shtetit zviceran, dhe e testuat z. Pacolli me ndonjërin nga testet e Gjuriqit.
Ju, sot edhe mund të manipuloni me një pjesë të rinisë së Kosovës, por ta keni në mendje se e afërt është dita kur zhgënjimi në ju do të jetë i madh.Presidenti Pacolli edhe mund të mos reagojë ashtu si e prisni ju, sepse ai nuk e përdori padrejtësinë tuaj ndaj tij për poena politik për pushtet, kapuni me dikë tjetër Behgjet Pacolli më shumë e don shtetin se pushtetin.Do të ndiheshim të frikësuar për të ardhmen tonë e të familjeve tona, nëse ju do të vazhdonit të shëtiteni me veturat e shtetit, një pjesë të së cilave i dogjët pak vite më parë, por fatmirësisht ky është fundi juaj./ Tv Malisheva