Italia ka shënuar një bilanc në rritje të viktimave në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 28 710, sipas gazetës italiane “La Stampa”.
Buletini është përsëri negativ me 474 vdekje të reja, 205 më shumë se dje, i cili numëroi edhe 33 vdekje të ditëve të mëparshme, të llogaritura vetëm më vonë.
Rastet e reja janë të qëndrueshme, 1 900 brenda 24 orëve të fundit, po ashtu edhe të shëruarit janë më pak se ditët e fundit, ekzatësisht 1 665 nga 4 700 në 30 prill.
Pranimet në repartet e zakonshme Covid kanë shënuar rënie me 212, ndërsa në kujdesin intensiv janë liruar 39 shtretër/TVMalisheva