Më shumë se 3 500 persona me biçikleta u takuan në qendër të kryeqytetit slloven, Lubjanë, për të protestuar kundër masave të konsideruara tepër kufizuese nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për parregullsi të dyshuara në furnizimin me pajisje sanitare mbrojtëse.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Maribor, Nova Gorica dhe vende të tjera të vendit, të koordinuara nga organizata joqeveritare “Gibanje Ops”.

Në Lubjanë, qindra demonstrues u takuan para ndërtesës së Parlamentit dhe zonave përreth, duke zënë stolat dhe hapësirat publike.

Sidoqoftë, ndalimi i grumbullimeve dhe masave të tjera të distancimit shoqëror çuan në ndërhyrjen e policisë, e cila kreu 58 procedime për shkelje të ligjit për tubimeve publike/TVMalisheva

Share.