I nderuari z. Zogaj, sapo e morëm një shkrim në profilin tuaj, ku kishi reaguar ndaj TV Malisheva, për publikimin e një lajmi, lajm që e kanë publikuar edhe mediat tjera. Së pari ju falenderojmë për mbështetjen dhe përcjelljen e TVMalisheva, dhe ndjekjen e Portalit TVMalisheva. Tani  edhe nëse e fshinë postimin e kemi më lehtë se e kemi bërë screen, Ditë më parë ke bërë një shkrim në profilin tuaj, e më pas e keni fshirë,  ke kerkuar të bëhen heronjë mjekët që e operuan presidentin, po me ta thënë të drejtën treguam mirkuptim ndaj teje sepse ka qenë një thirrje për vrasje, që sot do të ishe dikun tjetër.

 

E lidhur me reagimin e shkruar ndaj TVMalisheva nuk do të kishim reaguar fare nëse do të kishi shkruar në emrin tuaj personal, po pasi ke shkruar në emër të organizatës ( LVV-së, Malishevë)  në shprehim shqetësimin tonë, si medium .Pasi jeni thirrë në emër të Sekretariatit Organizativ të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, pikërisht në Ditën e Lirisë së Shtypit.

Reagimi juaj është presion i drejtëpërdrejtë në mediumin tonë, presionin e kemi menduar  para se të fillojmë këtë rrugëtim.

Z.Zogaj nuk e kemi ndërmend të mirrem me polemika me ju, sepse ne jemi edhe për ju, po një gjë do ju garantojmë se TVMalisheva, nuk do të bjenë në presion të subjekteve politike, apo individëve.

Për rastin e përmendur të lajmit për largimin e Gentrit Mazrekut nga LVV, se a është i vetëquajtur a jo. ju e dini, siç i dini të gjitha.

I nderuari  Veton Zogaj, permes jush    i bëmë thirrje Qendrës suaj në Malishevë, të mbani larg duart nga mediat, sepse nuk do të dilni fitimtar me mediat.

Harrone që përmes presionit do të na ndalni, përkundrazi do të na forconi!

Mos është pak e turpshme për ju dhe subjektin tuaj, të sulmoni një medium të sapo themeluar. Bëhuni pak më të ndërgjegjshëm që çdo aktivitet nga niveli më i lartë e kemi bërë lajm nga LVV dhe gjitha subjektet tjera jo për ju po për shikuesit dhe ndjkësit tanë që i kemi.

Z. Zogaj po ju reagojmë në ditën e të drejtave të lirisë së mediave, në vitin 2020, edhe nëse mundohni dhe doni të ndalni mediumin tonë nuk do të ja dilni!

Me respekt

TV Malisheva

Share.