Jacques Attali, këshilltar i Presidentit Francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur gjenocidin e kryer nga Milosevic në Kosovë, si aktin më të rëndë racist të kryer që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, i cili tha se ai mban qëndrime të forta në favor të Kosovës.
“E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë.