Përfaqësuesi i koalicionit NISMA-AKR-PD, Çerkin Dukolli, ka thënë se pa një zhvillim të mirëfilltë të infrastrukturës nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik të vendit.

“Infrastrukturën nuk duhet ta shohim vetëm si rrugë. Janë tre elemente që janë strumbullarë e ato janë rrugët, zhvillimi i transportit dhe siguria në rrugë”, ka theksuar Dukolli.

Sipas tij gjatë viteve 2008 dhe 2010 Kosova u zhvillua dukshëm në aspektin e infrastrukturës. “Ishte kjo periudha kur ministria e infrastrukturës u drejtua nga Fatmir Limaj. Atëbotë u rregullua edhe aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës”, ka shtuar Dukolli.

Sipas tij në vitin 2019 për mirëmbajtje të rrugëve janë ndarë më pak se 18 milionë euro. “Kjo është pak. Buxheti për mirëmbajtje e sinjalizim, për ndriçim duhet të rritet dhe ne do ta bëjmë këtë”, ka nënvizuar Dukolli.

Share.