Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka qenë një ndër lojtarët më në formë te klubi i tij Standard Liege, deri në pezullimin e kampionatit belg. Paraqitjet e mira me klubin kanë bërë që disa skuadra të shprehin interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë.
Madje lajmin për interesimin e dy skuadrave nga kampionati Serie A e kishte konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit Ardian Alijaj për KTV.Edhe lojtari ka bërë të ditur se mund të ketë skuadra të interesuara për shërbimet e tij, por ai thotë se është i lumtur te skuadra e madhe belge.Mbrojtësi i djathtë i Kosovës nuk e mohon interesimin e skuadrave për të, për çka menaxheri i tij Aliaj kishte përmendur së paku dy ekipe të Serie A në Itali.
“Ndoshta ka ndonjë skuadër të interesuar dhe mund të ndodhë ndonjë gjë, mirëpo momentalisht me këtë situatën e krijuar nga koronavirusi nuk mund të thuash asgjë apo të parashikosh diçka. Nuk e di se cilat skuadra kanë shprehur interesim madje këtë e kam kuptuar përmes mediave. Njëherë përnjëherë jam në Standard dhe kam tre vjet kontratë dhe po ndihem mirë këtu, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Vojvoda./ Tv Malisheva