Marka e njohur gjermane Audi, ka raportuar që në tre mujorin e parë fitimi i tyre ka rënë në 431 milionë nga 929 milionë euro sa ishte në tre mujorin e vitit të kaluar.
Audi kishte fituar rreth 13.91 miliardë euro një vit më parë kurse tani ka pësuar rënie shkaku i zhvillimit negative të tregjeve pas pandemisë covid-19, transmeton IndeksOnline.
Audi prodhoi gjithsej 369.975 vetura, nga 442.831 vetura në vitin e kaluar dhe prodhoi 13,395 motoçikleta, nga 16,183 motoçikleta në vitin e kaluar.
Për shkak të bllokimeve dhe tregtive të mbyllura në të gjithë botën, dërgesat e makinave të markës Audi ranë me 21.1 përqind në tre muajt e parë të këtij viti./Tv Malisheva