Numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë ka tejkaluar shifrën e 3.5 milion.

Një numër që vazhdon të rritet dhe që nga të cilat tre të katërtat e infeksioneve janë regjistruar vetëm në SHBA.

Numri zyrtar i viktimave është rritur në 246.893, nga të cilat 143.584 në Europë dhe 67.680 në SH.B.A.

Spanja raporton 247.122 të infektuar dhe 25.264 viktima. Italia numëron 210.717 persona të prekur nga koronavirusi dhe 28.884 viktima.

Francë, 168.693 persona të infektuar nga koronavirusi, 24.895 viktima.

Gjermania ka 165.664 persona të prekur me Covid-19 dhe 6866 viktima.

Britania raporton 186.599 persona të prekur dhe 28.446 viktima.

Kina raporton 82.880 persona të prekur nga koronavirusi, 4633 viktima.

Turqi, raportohen 126.045persona të prekur dhe 3.397 viktima.

Iran, 97.424 persona të infektuar, 6203 kanë humbur jetën.

Belgjikë, 49.906 persona të infektuar me koronavirus, viktimat 7844. Holanda raporton 40.571 persona të prekur me koronavirus dhe 5056 viktima.

Zvicra raporton 29.905persona të infektuar dhe 1762 viktima. Serbia numëron 9464 persona të prekur me koronavirus dhe 193 viktima./ Tv Malisheva

Share.