Makina me 306 kuaj fuqi, është përditësuar me kapacitet shumë më të lartë.

Konsiderohet si një prej makinave më të përshtatshme në treg, megjithatë Honda Civic Type R me 306 kuaj fuqi dhe gjashtë shpejtësi manuale, ka ende hapësirë për modifikim.

Deri më tani, kjo makinë është përditësuar, në mënyrë që të prodhojë në përgjithësi 375 kuaj fuqi. Në këtë formë, kapaciteti i makinës është rritur nga 22.5 në 43.7 për qind, që është një rritje shumë e madhe.

Sistemi i ri i funksionimit të pompës së motorit, me injektues më të fuqishëm dhe rrjedhje me presion më të ulët, kanë bërë që motori i kësaj makine të prodhojë edhe 180 kuaj fuqi.

Përditësimi i fundit, ka bërë që Honda Civic Type R të ketë 480 kuaj fuqi, duke ia mundësuar që të lëvizë me shpejtësi shumë më të madhe. /Tv Malisheva

Share.