Sa do të ishte mirë sikur të gjitha recetat e librave të trasha kulinare apo ato në internet të përdornin të njëjtën njësi matëse, në mënyrë që madje edhe fillestarët në kuzhinë lehtë të mund të gjenden me masat dhe proporcionet
Në esencë, respektimi i sasive të sakta të artikujve në receta ndonjëherë është mision i pamundshëm, aq më parë kur një pjesë e artikujve është i treguar në gramë, një pjesë në mililitra, ndërkaq pjesa tjetër edhe në gota, filxhanë, lugë, kapje me gishta dhe copë.
Për të mos bredhur nëpër peizazhet e xhunglës kulinare, ne jemi përpjekur edhe t’i shndërrojmë vetëm lugët e vogla në gramë, së paku të artikujve themelorë për zierje, transmeton Telegrafi.
Pesha në gramë dhe vëllimi në mililitra të lugës së vogël standarde është e ndryshme, varësisht se çfarë matni në to:
▪ 1 lugë e vogël me ujë është 5 gramë;
▪ 1 lugë e vogël kripë është 8 gramë;
▪ 1 lugë e vogël sheqer është10 gramë;
▪ 1 lugë e vogël sheqer pluhur është 5 gramë.
Një lugë e vogël gjithashtu mund të mbajë:
▪ 3 gram miell,
▪ 6 gram thërrmija buke;
▪ 5 gram uthull;
▪ 6 gram qumësht të freskët;
▪ 8 gram kos;
▪ 7 gram gjalpë;
▪ 2 gram yndyrë;
▪ 10 gram oriz;
▪ 10 gram nisheste./ Tv Malisheva