Edhe Igli Tare ka reaguar ndaj masave të qeverisë italiane.

Drejtori sportiv i Lazio dhe ish reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Tare, nuk është i kënaqur me masat e qeverisë së Giuseppe Conte.

Tare ka reaguar ndaj pengesës për rikthim në stërvitje, duke thënë se qeveria nuk mund ta ndalojë futbollin.

“Kam dëgjuar se disa kërkesa legale mund të vijnë gjatë kësaj jave për ta bllokuar futbollin. Por, kjo nuk është në fushën e tyre. FIFA dhe UEFA kanë shprehur qartë se kampionatet duhet përfunduar”, ka thënë Tare, transmeton lajmi.net.

“Ne mund të fillojmë në qershor dhe ta mbarojmë sezonin mes gushtit dhe shtatorit, duke përfituar nga fakti se Kupa e Botës 2022 do të mbahet gjatë dimrit”, ka shtuar ish anëtari i kombëtares ‘Kuqezi’.

Regjioni i Lazio ka paralajmëruar se do të hap qendrat stërvitore për atletët profesionistë, por ministri Spadafora ka ripërsëritur se nuk do të ketë stërvitje deri më 18 maj. Situata vazhdon të jetë kaotike në Itali.

Share.