Banorët e ndërtesës ‘Fontana’, në lagjen ‘Dardania’ të Fushë Kosovë kanë rënë në hall me hajna që po nuk po ndalojnë së vjedhuri.

Këpucat të cilat zbathen në hyrje, hajnat po i vjedhin, shkruan Indeksonline.

Një nga banorët e kësaj ndërtese i ka dërguar Indeksonline pamje nga momenti kur hajnat kanë kryer vjedhje.

Para 10 dite, Indeksonline kishte raportuar për vjedhjet në këtë ndërtesë.

“Po ju kanë vjedh edhe ma herët shumë kojshive të njëjtës ndërtesë. Para disa muajve, njërit i është thyer hyrja në katin e gjashtë. E vjedhje të këpucave kanë ndodhur edhe disa herë”, ka thënë H.M para 10 dite.

Ai kishte treguar se rastin e kanë hapur edhe në Polici.

“Po, rastin e kemi paraqitur në Polici. Është hapur rast për vjedhje. Por, edhe Policia nuk po mundet me identifiku mirë personin në pamje”, kishte shtuar ai.

Share.