Policia e Kosovës ka suspenduar nga detyra komandatin e PK-së për Skenderaj, Bastri Durmishi.

Suspendimi është bërë për shkak të një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se drejtori i përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj ka marrë një vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre të zyrtarit policor.

Ndryshe, para disa ditësh Indeksonline raportoi për suspendimin e një zyrtari policor.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e Drita Millakut, ish deputetes së VV-së, Fisnik Millaku, i cili ka injoruar dhe mos përfillur këto thirrje.

Ai ishte suspenduar pasi në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.

E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”./ Tv Malisheva

Share.