FC Prishtina nuk e ka nisur fare mirë edicionin e ri në Superligë.
Nga tre takime kjo skuadër numëron dy humbje dhe një barazim.
Takimi i radhës për Prishtinën pritet të jetë mjaft i vështirë.
Skuadra nga kryeqyteti do të udhëton drejt Mitrovicës për përballje ndaj Trepçës 89.
Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli këtë takim e ka cilësuar mjaft të rëndësishëm për faktin se skuadra e tij pret ta rikthen vetëbesimin e humbur për vazhdimin e kampionatit.
“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës.