Partia Demokratike e Kosovës po kërkon komision hetimor parlamentar për rastin tragjik në 26-vjeçarit i cili humbi jetën para dy dite në karantinën e vendosur në qendrën e studentëve.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se formimi i këtij komisioni të posaçëm është i nevojshëm për Kosovën.

Derisa theksoi se karantina është e menaxhuar keq nga ministria e Shëndetësisë.

“Ministri ka qenë në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliut. Institucionet shtetërore duhet të kujdeseshin për të. Ministri dje nuk e tha të vërtetën. Tashmë ka fakte që karantina është menaxhuar keq”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.