Chinedu Ede, i ka befasuar të gjithë me rrëfimin e tij, teksa në një prononcim për T-Online, ka zbuluar se ka luajtur në Bundesligën gjermane i droguar.

33-vjeçari ishte pjesë e ekipit triumfues të Gjermanisë në Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2009, së bashku me Neuer, Ozil, Hummels dhe shumë yje të tjerë.

Në Bundesligë Ede është aktivizuar me Herthan e Berlinit dhe Mainzin, teksa vitin e kaluar vari këpucët në gozhdë dhe është duke e synuar një karrierë në muzikë.

Një ndër këngët e tij të fundit përfshin edhe tekste si “e urrej futbollin” dhe “para 60,000 njerëzve në Bundesligë, nganjëherë i pirë”, përcjell lajmi.net.

Duke folur për T-Online, ish-futbollisti sqaroi se urrejtja e tij ishte e drejtuar te industria e futbollit, e cila sipas tij bën që njerëzve të përfshirë t’ua shuajë personalitetin.

“Unë e nisa sepse ishte argëtuese. Në atë industri dhe me të vërtetë është industri – ata duan robotë të përshtatshëm, të cilët vazhdojnë ta tregojnë m*tin e njëjtë vazhdimisht”.

”Gjithçka lidhur me këtë, me të gjitha zyrtarët, ishte e pështirë për mua. 99 % e lojtarëve që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë u zëvendësuan shumë shpejt. Nuk kishte të bënte asgjë me sportin origjinal më. Kushdo që ishte pak më ndryshe futej brenda një kutie derisa të bëhej i përshtatshëm me botën. Natyrisht, paguheshe shumë për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë e parave në botë nuk e justifikon të mos qenët vetvetja”.

Kur u pyet se a po fliste për përdorim të drogës gjatë ndeshje, Ede u përgjigj: “Ashtu duhet të kuptohet. Nganjëherë ti e humb realiteten dhe dëshiron t’i përmirësosh gjërat, kështu që ishte si ilaç. Pastaj luan dhe je ende i ndikuar pak nga droga. Por, në anën tjetër, ata gjithmonë na jepnin barna për dhimbje”.

”Kur ishim të lënduar, ne inkurajoheshim të stërviteshim sërish më herët sesa që ishte e shëndetshme për trupin tonë”, u shpreh futbollisti.

Share.