Një tjetër shtet evropian do t’i hap dyert për futbollin në fund të këtij muaji.
Bëhet fjalë për Hungarinë që e ndërpreu më vonë se pjesa më e madhe e shteteve të Evropës.
Në Hungari gjithçka do të rinisë në fundjavën e 23 majit me ndeshjet e Kupës, ndërsa 1 javë më pas, të shtunën e 30 majit do të rinisë dhe kampionati aty ku është ndërprerë.
Vendimi është zyrtarizuar nga federata hungareze e futbollit.
Hungaria aktualisht ka më shumë se 3 mijë të prekur me coronavirus dhe 363 vdekje.
Në Hungari luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani.