SchalkeMe siguri se ju kujtohet rasti i portierit të të rinjve të Schalkes, e që u bë bujë në mediat botërore për shkak se humbi jetën duke u goditur nga treni.
Por tani, katër vite më pas zbulohet e vërteta, e që është një ngjarje totalisht e paprecedentë.
Sipas tabloidit “Bild”, shoku i dikurshëm i Manuel Neuer, kongolezi Hiannick Kamba gjithë këtë inskenim e kishte organizuar, vetëm për të përfituar nga sigurimi jetësor.
Në vitin 2016, Schalke e kishte kujtuar djaloshin me emocione, por tani mund të buzëqeshin, sepse ai punon si elektricist në krahinën e Ruhrit në Gjermani. Tashmë Hiannick Kamba duhet të përgjigjet para gjyqit, pasi akuzohet se ka mashtruar për të përfituar në mënyrë të padrejtë sigurimin, kuptohet falë bashkëpunimit perfekt me ish-partneren e tij, e cila ka luajtur një rol goxha të madh në këtë “aktrim”.