Komuna e Ferizajt mbetet me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 me 98 të tilla. Mirëpo, së fundmi për këtë komunë, ka pasur vetëm lajme të mira. Nga këto raste, vetëm 26 prej tyre janë aktive, ndërsa tashmë numërohen 72 të shëruar.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se përpos numrit të të shëruarve, një tjetër lajm i mirë është se edhe personat të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit e që janë testuar gjatë kësaj jave, kanë rezultuar negativë.

Aliu: Kemi 72 persona të shëruar

“Tashmë jem në fazën e pacientëve të shëruar të cilët kanë qenë pozitivë, ku tashmë të konfirmuar i kemi 72 raste që konsiderohen të shëruar pas dy testeve negative që janë bërë. Kanë mbetur edhe 26 raste të cilat janë me Covid pozitiv në komunën e Ferizajt, por ditëve në vijim kur të plotësohet kushti prej 14 ditëshit të zakonshëm të bëhen pastaj testet e para dhe testet e dyta për t’u konstatuar sipas protokollit të OBSH-së dhe IKSHPK-së si të shëruar. Praktikisht mbyllet cikli i të shëruarve dhe situata mund të konsiderohet si situatë e fituar me Covid-19. Edhe ashtu Ferizaj të gjithë pothuajse pacientët me Covid pozitiv i kishte nga kolegët e punës së kampit Bondsteel, pra ishte një burim i izoluari rasteve dhe dashtë Zoti që kështu të vazhdojë dhe të mos kemi ndonjë burim tjetër të infeksioneve”, deklaroi Aliu.

Vetëm pak ditë më parë, Ferizajt iu hoq masa e karantimit, ndërsa kjo u pasua menjëherë edhe me lehtësimin e masave gjë kjo e cila u keqkuptuar nga qytetarët të cilët dolën nw mas wmw tw madhe në rrugë.

Aliu apeloi qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të shfrytëzojnë vetëm oraret kur iu lejohet të dalin ose të shmangin në tërësi daljet e panevojshme.

Megjithatë, ai tha se sot është vënë re një prezencë më e pakët e qytetarëve dhe automjeteve nëpër rrugët e qytetit, duke rikujtuar se beteja me Covid nuk është fituar ende.

Aliu: Kemi apeluar për kujdes të shtuar

“Sigurisht edhe si rezultat i masës së lehtësisë u krijua një keqkuptim sikurse gjithçka të jetë i lirë në kuptimin e daljes, prandaj edhe ne mbrëmë kemi apeluar edhe sot pas mbledhjes së Shtabit Emergjent të Komunës së Ferizajt, kemi apeluar që Policia por edhe qytetarët të kryejnë veprimet të cilat janë konform këtyre masave të lehtësimit, pra që qytetarët të kufizohen në dy herë nga një orë e gjysmë meqë e kanë në dispozicion për t’u shfrytëzuar daljen e tyre dhe të shmangin daljet e panevojshme”, u shpreh Aliu.

Lehtësimin e masave, Aliu e sheh pozitive edhe për ekonominë e vendit për të cilët thotë se ky sektor do të fillojë të frymojë sërish.

Sipas tij, inspektorët tashmë janë në terren për të monitoruar nëse bizneset janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ushtrimin e veprimtarive të tyre./ Tv Malisheva

Share.