Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ftoi subjektet politike garuese që të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rregullat e KQZ-së.
Ajo paralajmëroi se personat që dyshohen se kanë kryer vepra penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore, nuk do të përfshihen në administratën zgjedhore.
“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor, sidomos qytetarët tanë se KQZ mbetet e përkushtuar për organizmin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe me standardet më të larta ndërkombëtare. Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë angazhimi ynë i përditshëm, sepse qëllimi në fund është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e të gjithëve”, tha ajo.
“Edhe subjektet politike kanë përgjegjësinë e tyre të pazëvendësueshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pasi në ditën e zgjedhjeve ky proces është në duart e tyre. Andaj, meqenëse kemi këtu përfaqësuesit e subjekteve politike garuese, dua t’i ftoj edhe ato që të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, shtoi ajo.
Daka tha se vetëm në këtë mënyrë, duke u angazhuar të gjithë, do të arrihet qëllimi që zgjedhjet të gëzojnë besimi ne të gjithëve.
Janë 25 subjekte politike të certifikuara nga KQZ për këto zgjedhje, dhe në zgjedhjet e 6 tetorit numrat e partive politike fillojnë nga 111 deri më 135, renditja e të cilave është bërë sipas shortit të tërhequr sot.
111 – Partia Liberale Egjiptiane
112 – Partia Demokratike e Kosovës
113 – Partia e Ashkalinjëve për Integrim
114 – Stranka Demokratske Akcije
115 – Partija Kosovskih Srba
116 – Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës
117 – Pokret Za Gora
118 – Nova Demokratska Stranka
119- AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë
120 – Sloboda
121 – Samostalna Liberalna Stranka
122 – Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë
Jedinstvena Goranska
124 – Koalicija Vakat
125 – Fjala
126 – Lëvizja Vetëvendosje
127 – Kosova Demokratik Turk Partisi
128 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
129 – Partia Euroatlantike e Kosovës
130 – Kosovaki Nevi Romani Partia
131 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
132 – Esmir Kaso
133 – Gradanska Inicijativa Gore
134 – Lidhja Demokratike e Kosovës
135 – Srpska Lista.