Qeveria e Kosovës, mori vendim që disa nga komunat e Kosovës të dalin nga karantina. Në mesin e këtyre komunave është edhe Malisheva, komunë kjo që shënojë rastin e parë më 14 mars, që i bie të jetë ndër komunat e para të prekura me COVID-19, pas Klinës.

Kjo ka bërë që banorët e Malishevës përmes afisheve të falenderojnë Policinë e Kosovës. ‘#Policia e Kosovës, #Faleminderit’, si dhe logoja e Policisë së Kosovës e realizuar përmes artit nga një grup fëmijësh, është mënyra të cilën malishevasit kanë zgjedhur të falendrojnë Policinë e Kosovës, të cilët kanë kontribuar në luftimin e koronavirusit.

Në vazhdim ju sjellim fotografitë e realizuara në Malishevë:

Share.