Enis Bardhi ishte në fokus të mediave në Hungari, për të cilët përcolli atmosferën e karantinës në Valencia të Spanjës dhe dallimin mes kampionatit në Hungari, ku ishte pjesë e Ujpestit dhe Primera Divizionit. Bardhi bëri edhe zgjedhjen në mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Kam respekt për Ronaldon, pasi që ka bërë shumë për futbollin. Mirëpo për mua Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohëve. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe vazhdimisht është dy hapa para të tjerëve në terren. Kjo e bën të veçantë. Derisa Ronaldo ishte këtu, Messi kishte konkurencë, ndërsa tani, askush nuk është afër me talentin e tij në kampionatin në Spanjë,” ka thënë mes tjerash Bardhi.

Bardhi është në një nga liderët te skuadra e Levantes, në luftën e madhe për të siguruar mbijetesën në sezonin aktual në La Liga.

Share.