Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim që Bundesliga ta vazhdojë sezonin e saj në pjesën e dytë muajit maj.

Pas një presioni nga klubet gjermane, qeveria gjermane mori këtë vendim gjatë ditës së sotme.

Bundesliga pritet të jetë liga e parë në Evropë që do ta bëjë rikthimin.DFL (Liga e Futbollit në Gjermani) të enjten do ta ketë një video-konferencë me anëtarët ku do të diskutohet për data.

Ndeshjet janë pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ndeshjet pas rikthimit do të luhen pa praninë e shikuesve./ Tv Malisheva

Share.