Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë reformën dhe përpjekjet evropiane të vendeve fqinje, tha kryeministri Andrej Plenkoviq të mërkurën, përpara fillimit të samitit virtual të Zagrebit të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i vendit që udhëheq Presidencën e Këshillit të BE thotë se Bashkimi Evropian është e gatshme të mbështesë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jo, vetëm në kontekstin e negociatave tashmë në zhvillim nga Serbia dhe Mali i Zi, jo vetëm në kontekstin e vendimit shumë të rëndësishëm të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, por edhe si një mesazh që shkon në Bosnjë dhe Hercegovinë, për Kroacinë në veçanti vend i rëndësishëm,” vuri në dukje Plenkoviq.

Ai tha se Kroacia dëshiron të ndihmojë Bosnjë dhe Hercegovinën në rrugën evropiane dhe të mbështesë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Ai shtoi se drita jeshile e Shkupit dhe Tiranës është rezultat i “angazhimit diplomatik dhe politik të Kroacisë dhe miqve dhe partnerëve të saj”.

Plenkoviq theksoi se BE gjithashtu mbështet financiarisht Ballkanin Perëndimor në pandeminë koronavirus, dhe se Komisioni Evropian po përgatit një paketë të madhe të ndihmës ekonomike për këto vende.

Ndryshe, drejtuesit e 27 shteteve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sot gjatë një video-konference do të konfirmojnë perspektivën evropiane të vendeve të Evropës Juglindore./ Tv Malisheva

Share.