Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me tenderin e spërkatjës së rriqrave në Malishevë.

“Kompania e njëjtë e merr tenderin e njëjtë edhe këtë vit me çmim 33% më të lartë derisa kishte kompani që ofronte çmime më të lira për 12,500 euro. Sezoni i rriqrave ka filluar dhe spërkatja e tyre është e domosdoshme për të ulur rrezikun e qytetarëve nga pickimi i tyre. Mirëpo edhe keqpërdorimi i kauzës duke fryrë tenderin dhe faturën në kurriz të qytetarëve është gjithashtu i dëmshëm dhe i papranueshëm. I njëjti tender me 400 hektarë më pak paguhet 15 mijë euro më shumë”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë:

TENDERI i Spërkatjes së rriqrave në Malishevë, apo krimi ekonomik që po ndodhë nën zhurmën e turbo-patriotizmit dhe luftës kundër Covid 19.

Kompania e njëjtë e merr tenderin e njëjtë edhe këtë vit me çmim 33% më të lartë derisa kishte kompani që ofronte çmime më të lira për 12,500 euro.

Sezoni i rriqrave ka filluar dhe spërkatja e tyre është e domosdoshme për të ulur rrezikun e qytetarëve nga pickimi i tyre.

Mirëpo edhe keqpërdorimi i kauzës duke fryrë tenderin dhe faturën në kurriz të qytetarëve është gjithashtu i dëmshëm dhe i papranueshëm.

I njëjti tender me 400 hektarë më pak paguhet 15 mijë euro më shumë.

Komuna do duhej të jepte shpjegim zyrtar në lidhje me arsyet e rritjes së çmimeve në kohën kur së paku derivatet janë liruar për 30 cent për litër.

Ky shqetësim është ngritur para disa ditêsh edhe nga asamblisti Ilaz R Krasniqi por që nuk ka marrë asnjë shpjegim zyrtar nga komuna./ Tv Malisheva

Share.