Japonia është e vendosur të provojë remdesivir si një trajtim për pacientët me koronavirus.

Një veprim relativisht i shpejtë ky në Japoni për të aprovuar remdesivir vjen pasi Shtetet e Bashkuara, autorizuan përdorimin urgjent të ilaçit për të trajtuar pacientët me koronavirus të Premten e kaluar. Ky do të jetë ilaçi i parë i licencuar në Japoni për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Ministri japonez i shëndetësisë Katsunobu Kato tha të martën se një panel ekspertësh do të takohen të enjten në mënyrë që miratimi i ilaçit të mund të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në Japoni, procesi i miratimit për një ilaç eksperimental zakonisht zgjat deri në një vit, por duke marrë parasysh urgjencën e situatës, zyrtarët po shkurtojnë atë periudhë në një javë, sipas transmetuesit publik NHK.

Vetëm ilaçet që janë miratuar nga vendet e tjera mund të gjurmohen me shpejtësi për t’u përdorur në Japoni, njoftoi NHK.

Remdesivir, i bërë nga Gilead Science me qendër në SH.B.A., u testua kundër Ebola – por me pak sukses.

Një studim i financuar nga qeveria amerikane e kryer në prill zbuloi se pacientët me koronavirus që morën remdesivir shërohen më shpejt sesa pacientët që jo./ Tv Malisheva

Share.