Hurmat janë frutat më të shëndetshme në planet, ndërsa recetat me këtë frutë bëhen akoma më të veçanta
Lexoni recetën për të bërë një ëmbëlsirë me këta përbërës dhe një shije mbresëlënëse
Përbërësit:
▪ 150 gr miell
▪ 2 vezë të mesme
▪ 150 gram sheqer kaf
▪ 250 gr hurmë
▪ 80 g arra të grira
▪ 1 pako pluhur pjekje
Përgatitja:
Lyeni me vaj dhe pak miell tavën ku do ta piqni dhe ngrohni furrën në 180 gradë.
Lani dhe qëroni hurmat, preni në copa dhe futini në blender së bashku me arrat.
Hidhni vezët në një tas dhe përzieni deri sa të bëhen shkumë, më pas shtoni sheqerin dhe përzieni deri kur të mos ketë më kokrriza.
Bashkoni purenë e hurmave dhe arrave me vezët dhe sheqerin, shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje.
Rriheni masën deri sa përbërësit të lidhen me njeri-tjetrin dhe hidheni tek tava dhe futni në furrë për 35 min në 180 gradë.
Kur të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për disa minuta./ Tv Malisheva