Duke pritur të kuptojnë nëse dhe si mund të fillojë sezoni futbollistik, klubet e ndryshme tashmë janë në punë, duke menduar për merkaton.
Në mesin e tyre nuk mund të mungojë Juventusi, i cili ka kohë që shënjestron një mesfushor me shumë cilësi, Arthur.
Në javët e fundit, ideja e një shkëmbimi në aksin Torino-Barcelonë po fiton terren. Kjo nënkupton që braziliani të vijë në Itali, ndërsa Miralem Pjanic thirri të kalojë në “orkestrën” e Lionel Messi. Siç raportohet nga “Tuttosport”, palët po vazhdojmë të punojnë shumë që operacioni të kryhet.
Juve dhe Barça tashmë e kanë gjetur një marrëveshje. Pjanic e ka dhënë dakordësinë e tij për t’u transferuar në Spanjë, por ka ende një hap të fundit të rëndësishëm, që duhet të hidhet: të bindet Arthur.
Mesfushori brazilian nuk e përjashtoi mundësinë e veshjes bardhezi, por nuk ndihet mirë që është nxjerrë në treg nga klubi i tij. Kjo ishte një surprizë për të. Për këtë arsye, ditët e fundit ka deklaruar publikisht se opsioni i tij i parë ishte qëndrimi te Barcelona.
Të dyja klubet tani synojnë ta mbyllin operacionin në një mënyrë apo një tjetër brenda disa javësh. Në këtë pikë të gjërave, gjithçka do të varet pikërisht nga zgjedhja e Arthur. Për momentin nuk ka dakordësi të plotë mes palëve, por kontaktet vazhdojnë.
Nëse marrëveshja do të përfundonte me një “tym të bardhë”, Juventusi do të humbiste një lojtar të nivelit të lartë 30-vjeçar, për të mirëpritur një talent 23-vjeçar. Në fakt, Arthur nuk do të thirrej teknikisht për të zëvendësuar Pjanic te bardhezinjtë.
Ndërsa boshnjaku është “kapoja” i mesfushës, braziliani perceptohet si një angazhim i rangut më të ulët, diçka që do të lejonte edhe uljen e pagës. Megjithatë, Arthur do të përdorej si një “xhol” me aftësi të mëdha teknike./ Tv Malisheva