Presidenti Hashim Thaçi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol përcaktues në çështjen e dialogut të Kosovës me Serbisë, dhe sipas tij, dilemat për këtë janë të panevojshme. Kryetari i shtetit tha se institucionet e Kosovës, dhe i gjithë populli, vazhdojnë të kenë besim te plotë në Shtetet e Bashkuara.
Një ditë pas Samitit të Zagrebit, Thaçi foli para gazetarëve ku u shpreh se ka theksuar dje qe Kosova është që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe qe i njëjti të përfundojë me njohje reciproke.
Thaçi u pyet edhe për letrën që kryeministri Albin Kurti i dërgoi zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, për çka tha se nuk e ka ndërmend të merret me letra të tilla.
Thaçi: Nuk merrem me letrat e Kurtit
“Nuk jam duke i lexuar, nuk jam duke i përcjellë dhe nuk i kam pasur nëpër duart e mija por është i lirë t’i shkruaj kujtdo, çka do, unë nuk e kam ndërmend të merrem me ato letra, ShBA-të e njohin realitetin e Kosovës shumë mirë dhe gjithë të tjerët”, tha Thaçi.
Thaçi tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë mes dy vendeve të pavarura dhe sovrane, dhe sipas tij këtë realitet nuk mund ta ndryshojë askush.
Thaçi: Besoj në lidershipin e SHBA-së
“Zyrtarët e Serbisë kanë theksuar edhe më herët se nuk ka gjasa, as për liri, as për pavarësi të Kosovës por ja që gëzojmë edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe natyrisht qe përmbyllja e procesit të dialogut, vazhdoj të besoj në lideshipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në koordinim me Bashkimin Evropian do të rezultojë me njohje reciproke si dy vende të pavarura dhe sovrane, dhe vetëm kjo i jep kuptim këtij procesi dhe kush e konteston këtë shpresë, besim të udhëheqjes se SHBA-ve dhe rolit të tyre përcaktues ne këtë proces, besoj qe ato dilema janë krejtësisht të panevojshme e të paqëndrueshme”, deklaroi Thaçi.
Çështjen e dialogut tha se e ka diskutuar edhe dje në paraqitjen e tij në Samitin e Zagrebit, ku theksoi se ka kërkuar edhe njohjen e pavarësisë se Kosovës nga pesë vendet qe nuk e kanë njohur.
Thaçi: BE duhet të unifikohet rreth Kosovës
“Çështja tjetër që kam ngritur ka të bëjë me dëshirën e Bashkimit Evropian që të ketë rol ne dialogun e shtetit të pavarur të Kosovës dhe Serbisë. Andaj kjo është e mundshme derisa Bashkimi Evropian përfshihet në proces të nivelit më të lartë, me unitet brenda përbrenda si shtete anëtare por edhe me një koordinim të ngushtë me rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht se Kosova është që dialogu të vazhdojë, të arrihet marrëveshje finale e paqes mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Duhet të jetë finale e përfunduar me njohje reciproke si vende te pavarura dhe sovrane”, u shpreh Thaçi.
Kreu i shtetit tha se dje e ka theksuar edhe njëherë se Kosova po mbahet padrejtësisht e izoluar me mosdhënien e liberalizimit të vizave, me gjithë përmbushjen e kritereve./ Tv Malisheva