Koronavirusi tash e më shumë se një muaj ka pezulluar çdo aktivitet sportiv në Kosovë.

Me zbutjen e masave nga ministria e shëndetësisë, tanimë po kërkohët që edhe futbolli i Kosovës të luhet, mirëpo është pikërisht kjo ministri e cila ka paraparë që aktiviteti i futbollit në Kosovës të nis në fazën e tretë, saktësisht nga 1 qershori.

Në një intervistë për KosovaPress, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka folur për shumë çështje, duke filluar nga gjendja e klubit të tij, ku ai u shpreh se kjo pandemi ka ndikuar negativisht në klubin nga Suhareka.

“Gjendja shëndetësore është e mirë ajo është primare, na ka dëmtuar shumë, muaji i masave ë rrepta, sepse lëvizja ka qenë tepër e kufizua , tash e kemi rrit intensitetin e stërvitjeve por prapë nuk është e mjaftueshme”, u shpreh fillimisht ai.

Sa i përket çështjes së rikthimit të futbollit në Kosovës, Munishi shprehët i matur duke deklaruar se për këtë duhet ti dëgjojmë ekspertët e kësaj fushe.

“Duhet ti dëgjojmë ekspertët, ne e kemi dëshirën dhe vullnet, por ekspertët e vlerësojnë gjendjen e përgjithshme dhe kushte të cilat ne i kemi për mbrojtje nga virusi. Andaj duhet të tregohemi të pjekur si klubet, FFK dhe “ekspertët”, mos të krahasojmë Kosovën me vendet e zhvilluara sepse nuk është reali. Kur te vendosin ekspertët në do të rikthemi. Komuniteti i futbollit po jep ide të ndryshme disa nga mosdija e disa duke parë interesa të ndryshme, gjë që nuk është e mirë”, theksoi Munishi.

I pyetur se në rast ndërprerje të kampionatit, se a e meriton skuadra e Ballkanit të shpallet kampion dhe të përfaqësoje Kosovën në garat evropiane, Munishi përgjigjet në mënyrën siç vetëm ai di.

“Unë po të pyes ty dhe gjithë opinionin. Kush është ekipi më i mirë në Kosovë momentalisht dhe kush ishte ëmbëlsira e kampionatit? A ka mundësi të më tregoni”, pyet Munishi.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në zyret e FFK është mbajtur takimi me drejtuesit e 12 skuadrave të Superligës, ku ndër tjerash të gjithë njëzëri janë pajtuar për të vazhduar kampionatin, mirëpo duke respektuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë./Tv Malisheva

Share.