Borussia Dortmund ka pushuar nëntë lojtarë të skuadrës së dytë.
Situata jo e mirë ekonomike shkaku i pandemisë së koronavirusit, ka detyruar drejtuesit e skuadrës gjermane të marrë një vendim jo të lehtë.
Drejtuesit e Borussia Dortmund kanë larguar nëntë lojtarë, të cilët ata nuk mendojnë se kanë perspektivë, dhe kur situata të përmirësohet, klubi do të sjell disa emra të rinj.
Nëntë lojtarët e pushuar janë portierët Jonas Hupe, Jan Reckert, Lucien Hawryluk, mbrojtësit Steven Ruprecht dhe Dominick Wanner, mesfushorët Joseph Boyamba Arif Et, Steve Tunga dhe Jano Bayman, dhe sulmuesit Emre Aydinel dhe Gianluca Rizzo.
Trajneri i ekipit të dytë, Mike Tullberg tani ka vetëm 17 lojtarë në dispozicion