Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm, Aleksandar Popov, deklaroi sot se mesazhet e samitit të djeshëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të qarta dhe se Bashkimi Evropian nuk do ta shikojë më ‘ndërmjet gishtërinjve’ autoritetet në Serbi.
“BE ka toleruar shumë gjëra për Serbinë që nuk janë në përputhje me parimet evropiane, por ajo kohë ka kaluar dhe tani parimi i shkopit dhe karotës do të jetë në punë: nëse Serbia i plotëson kushtet evropiane, do të marrë fonde për rimëkëmbjen ekonomike”. S’do të ketë më vështrime ndër gishtërinj”, tha Popov.
Sipas tij, Serbia nuk mund të jetë vetëm në mënyrë deklarative në rrugën evropiane dhe në të njëjtën kohë të lavdërojë Rusinë dhe Kinën, por duhet të vendosë.
Në të njëjtën kohë, shtoi ai, BE do të duhet të vazhdojë procesin e reformave të brendshme, në mënyrë që të krijojë mekanizma për të eliminuar shkeljet e parimeve evropiane, siç janë ato në Hungari.
Ai vlerësoi se problemi në Serbi është se nuk ka forca të organizuara politike që mund të artikulojnë pakënaqësinë e qytetarëve.
“Së bashku, këto forca të opozitës nuk mund të çojnë në ndryshime rrënjësore, dhe të largohen nga lista e zezë e Freedom House, dhe që qytetarët tanë të jetojnë me dinjitet, dhe të mos përjetojnë poshtërime të ndryshme,” tha Popov./ Tv Malisheva