Barnat që parandalojnë koagulimin e gjakut mund të ndihmojnë në raste të rënda të Covid-19, tregon një studim i Spitalit Mount Sinai në Nju Jork.
Studimi i ekipit pranë këtij spitali amerikan do të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi kryesor që hasin mjekët në trajtimin e pacientëve me koronavirus – krijimin e mpiksjeve që janë të vështira për t’u trajtuar.
Ekipi njoftoi se po vazhdon hulumtimin mbi efektet e antikoagulues për të zbuluar se cili funksionon më mirë dhe në cilën dozë.
“Pacientët që morën antikoagulues ishin më të mirë se ata që jo”, tha Valentin Fuster, drejtor i Mount Sinai Heart për CNN.
“Tashmë ka implikime. Njerëzit, besoj, duhet të trajtohen me ilaçe antitrombocite,” shtoi ai.
Fuster dhe ekipi i tij hulumtues përfshinë më shumë se 2,700 pacientë të trajtuar në Mount Sinai. Që nga marsi, disa pacientëve u janë dhënë ilaçe kundër mpiksjes.
Ekipi zbuloi se 29 për qind e pacientëve në respiratorë që morën antikoagulues vdiqën në krahasim me 63 për qind të atyre me respiratorë që vdiqën pa marrë antikoagulues.
“Gjetjet tona sugjerojnë që antikoaguluesit mund të shoqërohen me rezultate të përmirësuara në mesin e pacientëve me Covid-19”, ka shkruar ekipi në një punim të botuar në ‘Journal of the American College of Cardiology’.
Studiuesit thonë se nuk efekte anësore të kësaj terapie si probleme me rritjen e gjakderdhjes.
Nuk dihet pse virusi shkakton mpiksje, por mund të jetë një efekt anësor i një reaksioni të rëndë inflamator të shkaktuar nga COVID-19, transmeton TVMalisheva