Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, shpërnau një lajm ku flitet për suksesin që ka pasur një vaksinë në organizmin e një të sëmuri me COVID-19.
“Lajm i mirë nga Italia për koronavirusin. Shkencëtarët e Institutit Spallanzani testuan me sukses kandidatin për vaksinim në qelizat njerëzore”, shkroi sot Orlando.
Ne lajmin e ANSA-s thuhet se vaksina ka arritur të neutralizojë virusin në trupin e njeriut.
Ndryshe, Italia është një nga vendet që ka pësuar më shumë në Evropë nga pandemia COVID-19, ndërsa shifrat e ditëve të fundit janë optimistë pasi kanë shënuar rënie të viktimave dhen rasteve të reja./ Tv Malisheva