Skuadra e madhe turke e futbollit, Fenerbahçe, të martën i është nënshtruar testimit për koronavirus.
Rezultati është bërë i ditur të enjten mbrëma, ndërsa është konfirmuar se një punëtor në qendrën stërvitore ka dalë pozitiv.
Ndërkohë Fenerbahce ka njoftuar se një i punësuar tjetër është në dyshim për mundësinë të jetë me koronavirus. Dy të punësuarit do të testohen sërish të premten.
“Si rezultat i kësaj, stërvitja e nesërme e ekipit është anuluar”, ka njoftuar Fenerbahçe.
Te Fenerbahçe luan sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi./ Tv Malisheva