Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Kushtetuese komentet përkitazi me dekretin e presidentit Thaçi për formimin e qeverisë së re.

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci tha para mediave se shkeljet e Presidentit janë të shumta dhe se besojnë se argumentet juridike janë në anën e tyre.

“Sapo dorëzova në Gjykatën Kushtetuese komentet e mija në lidhje me kërkesën e gjykatës për rastin e iniciuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi. Shkeljet e presidentit janë te shumëfishta dhe të rënda ne besojmë fuqishëm se te gjitha argumentet juridike janë në anën tonë”, tha ajo./ Tv Malisheva

Share.