Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të premte drejt Kukësit për të vizituar ecurinë punimeve në stadiumin e ri të këtij qyteti, i cili ka nisur punimet që nga momenti që Safet Gjici u emërua kryetar bashkije. Në praninë e disa zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste por edhe presidentit të klubit të futbollit të Kukësit dhe njëkohësisht kryetarit të bashkisë, Edi Rama u shfaq i qeshur ndërsa pasi pa nga afër ecurinë e punimeve dha edhe lajmin e madh për të gjithë tifozët kuksianë se Zeqir Ymeri i ri do të jetë gati për sezonin e ri.

“Kukës – Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor”, ishin fjalët e Edi Ramës.

Share.