Organizata “Demokracia Studentore” ka reaguar për Ditën e Evropës duke potencuar faktin se studentët dhe të rinjtë e Kosovës ende janë të izoluar dhe nuk mund të lëvizin lirshëm për të përfaqësuar vendin në konferenca dhe evenimente të ndryshme botërore.
“Studentët po mbesin mbrapa me zhvillimin dhe avancimin global pasi që Evropa nuk po na hapë rrugët e lëvizjes së lirë, edhe pse të izoluar ne e festojmë ditën e Evropës, por ne kërkojmë përgjegjësi nga politikanët tanë të cilët nuk po bëjnë mjaftë për këtë, mos liberalizimi i vizave edhe këtë vit po ua mohon studentëve kosovarë lëvizjen e lirë dhe si të tillë po mbeten të izoluar, dhe për këtë shkaktarët kryesor janë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët lëvizin të lirë, ndërsa populli dhe studentët janë të izoluar sepse nuk i kanë të njëjtat mundësi”, thotë kryetari i organizatës, Mexhid Ramusa./ Tv Malisheva