Me kë është Iluminati?, është pyetja që u diskutua sot në emisionin “Zonë e Lirë”, lidhur me zgjedhjet në Kosovë për kryeministër të ardhshëm.

Sipas analistit Alfred Cako iluminati i favorizon këto dy parti atë të PDK dhe atë të LDK-së.

Sipas tij këto dy parti do të jenë udhëheqëse të vendit në kry me Vjosa Osmanin.

Cako ka theksuar se Kurti prapë do të jetë në opozitë.

Alfredo Caka

“Parashikimi im është që e para del LDK. I dyti është Vetëvendosja me PDK. Albin Kurti mund të bëhet ndonjëherë presidenti i Shqipërisë së Madhe, por sa të realizohet ky proçes. Kurti do jetë prapë në opozitë për mendimin tim. Qeverisja tani për tani nuk vjen në pushtet as Haradinaj as Kurti. Do ketë koalicon Kadri Veseli me Isa Mustafën dhe kryeministre do jetë kandidatja e Mustafës, Vjollca Osmani. Krerët e partive kanë pranuar kushtet e Iluminatit për të bërë marrëveshjen Serbi-Kosovë. Kosova mund të marri tre qytete të mëdha, merren rreth 1100 km katror dhe lihen rreth 800 km katror. Kjo do realizohet.”, tha Alfred Cako.

“Do ketë bashkime të partive politike që janë të ngjashme, do bashkohet Rama me Thaçin, LDK me Bashën. Soros i ka propozuar emrin ‘Rilindje’ Ramës sepse kur të mbarojnë këto, Rama do dali e do thotë që emri ishte për aspiratën e rilindsve. Soros nëse gjërat do jenë në këtë fazë siç janë tani, do e shpërblejë Ramën dhe Thaçin, që Rama kryeministër i Shqipërisë së Madhe dhe Thaçi president dhe për një mandat”, ka thënë Cako mbi planet e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

 

Share.