Rrezët e arta të diellit në dritarën time
Vargjet janë një kopsht më lule,që japin një bukuri dhe një aromë e frynëzimit që dalin një nga një nga dritarja e hapur,dhe i bashkohen rrezëve të arta të diellit të cilat dalin nga shpirti i krijuesit.
Po ashtu unë ulur pranë dritarës,ndegjojë cicirimat e zogjëve që qenderojnë në pëmët që kanë filluar țë lulezojnë.
Ketë buqetë të poezive e fillova më vallen e shkronjave të cilat kishin deshirë të vallezojnë njera me tjetren dhe të formojnë rrokje të cilat kanë një rimë melankolike,andaj rrokja me rrokjen krijojnë fjalët e bukura të cilat kanë një harmoni në mes veti,dhe formojnë vargun,keshtu vargu me vargun duke e shtyer njëri tjetrin krijojnë strofen,strofa më strofa krijojnë shumë poezi.
Aty ku ka të shkruara poezi më rimë e harmoni
Aty gufojnë mijëra e mijëra dashuri
Aty leshojnë shtatë si lulët dhe rriten m’hijeshi
Aty lindin e krijojnë të lexuesi një simpati.
I
Vargjet kushtuar dy luleve
(Tahir dhe Afrim Kryeziut)
Turjakë 18.04.1999)
Pse heshtë o pëna ime
e di se edhe ti e ki një dhimbje dhe pikëllim
Por edhe une bashkë më ty e kam veshtirë
të gjej shprehje të shkruaj ca vargje për dajet e mi,
Vargjet e moren vrullin e kerkonin domosdo të
bashkohen e të krijojnë një poezi
Të krijojnë një bukuri,të shprehin dhimbjen
për dy lule të bukura,që ranë për liri
Heshtje mallëngjim në malet e Turjakes
Një pasditje më shi,një peshperitje e pazakont
një dhimbje,klithmë e popullates
E percjellur nga njeri tjeteri,o zot ishin vrarë
Tahiri e Afrimi,
Sa shpejtë iken ditët
Kjo pranverë e përvjetori njëzet e një
E ju dëshmorë u larguet nga ne
lket nga kjo jetë,nga një dorë barbare
Tani u bëtë Engjujë
Lapsi e shkruan diagrame shpirti
lënë gjurma gjaku në letren e bardhë
Por ka edhe dhimbje,por edhe krenari
Do të vije koha,të gjitha për një qast këthehen në Kala
lken ditet u bënë ca vjet,kur ju ishit tek unë
Më bëtë lumtumiren e fundit
Më kujtohet fjala e fundit e Dajes Tahir
O nip i dashur hajde merrre një thesë miell
Turjakë vend strehimi,por edhe dhimbje e pikëllimi,ishe i plagosur rënë,por kishe fjalë trimi,duke permendur gjithmonë Afrimin
Për ju dy lule,na mbeten kujtimet e moteve pikëllim,ju kujtojmë më mall në secilin zgjim!
II
Dardhë plagosur me vite
O moj dardha im
Ke qënë një bukuri
Shumë hërë të plagosen ty
Ata gjakatar të zi
Sa cuname e furtuna që vinin
në ty gjdo hërë godasnin
Po rrënjet i kishe të forta
Nga vendi nuk mund të lekundnin
Dardhë mrëkullushme Dardane
Më turtura në shekuj
Edhe pse bukur ke një moshë
rëndë ke kaluar për shumë vite
Zëmrën e ke të shendosh,
O moj dardha ime
Ti ënde në këmbë qendron
Hija e jote freskuese,kishte bukuri
lshe simbol i qëndrësës
Ku pushonin baballaret tanë!
III
Melodi e natës s’heshtur
Nga fundi i errësirësë një nate
ndegjohën disa tinguj
Heshtje fletë si e vetmuar
duke n’degjuar atë melodi nga vjen
Një hije levizte pas perdës së dritarës
unë gjithmonë shiqoja nga dritarja
Nga njëhërë depertonin rrezet e hënës
Po thuaj se kishin një ritem më melodinë
Një melodi e telave të kitarës
e shoqeruar më fletët,që binin një nga një
Në ato qaste fryente një erë freskuese e erotike
Dhe shihej se edhe fletë kanë një dashuri
Kjo natë e heshtur,më plotë dashuri
nga ata tingujt e bukur të kitarës
Kishte filluar të thyhet ajo heshtje
Dhe nga sytë e asaj bukuroshe shifej një mall dashurie!
Ata sytë e tu në errësirë filluan t’shenderrisin
të japin dritë si dy kandilë
Unë flasë më ty,për herë të parë
Zoti të solli si engjull,para syve të mi
Që atë natë errësire,t’shendërroje në dritë.
IV
Mrekullitë e Natës
Nata është një mrekulli
e mbushur më plotë bukuri
Rënja e yjeve të njëri tjetri
thuaj se janë duke bërë dashuri
Nata shpesh mund të jetë
një errsirë e bukurisë
Kur flejnë dy të dashur
në shtratin e bardhë të bukurisë
Nata ka bukuri dhe një puhi të lehtë
l ngjanë të puthurave më plotë dashuri
Tempull i të dashureve më ouazen përaferuese
Që edhe pulëbardhat në gjumë i vë
Nata është kozmoz bukurish të fjetura
era nuk ndalet së fryeri,hëna është e mbuluar
Retë fluturojnë sikur të kishin krahë
Për tu bashkuar në cakun e dashurisë
V
Kujtim i shpresësë mbete
(Kushtuar një lule të shkëputur)
Mentor Kryeziu
E shtune e një përvjetori
të Kosovës së lirë
Ditë më riga shiu si pika loti
Mendova ti shkruaj ca vargje
për shkëputjen e lulës,nga ajo lule e bukurisë
Në agun e ditë lke?!
Po unë e di Mentor si ike
të shkputen nga dora ime
Ata gjakëpiersë që ishalla tani janë
djallë
Ti shpirtin e kishe të njomë
unë mbeta vetem në shiqim
Viktim e zëmrës mbete
në Kralanë atje ku ishim në strehim
l tërë fshati ishte në heshtje dhe mallkim
Për ata shtatedhet e shtatë të kindapuarit tjerë
Sa shumë mall kam,
O biri im,zërin të ndegjoi
O zot më shuaj këtë mall
që Mentorin ta shofë edhe njëhërë
Edhe njëhëre ta puthi e ta shtengoi
Mentor ti ike,në na lë në trishtim
Këtë ndarje nga duart e mia
Veq shpirti im e din
Sa nëtë s’kam mbyllur sy në gjumë
Për ty ëngjullë,ngjarjen kur e kujtoj
O zot, jeta si do të mbaroi!?
A ka shpresë që edhe njëhëre,aferë të shofë
lken ditët njera-pas tjetres
Tash njëzetë e një vjet
Po ti mbete atje më përjtësinë
Më shpresë që do të shofë edhe njëhëre
në përqafim,
E kaluara,ka data trishtimi e mallëkimi
atë ditë kur lotët më rrodhen
Dhe mbeten një kujtim i ngrirë
Jeta pa tye,ishte e veshtirë
Në skajen e dhomës time
Ishte e vendosur një fotografi
Shpesh ulem e shiqoi
Më dokët se flas më ty
Artan po të shoh në altarin e lirisë
Më zogjët e tu në gji,
Dhe vrapin e gjatë përmbi horizante
Më fal një copëzë të diellit
t’ia vë emrin tënd një trimi,
Sot më rastin e përvjetorit të
Mentorit,pashë një pikturë për bukuri
E punoi Piketori Leotrim Kastrati,më kombinimin e ngjyrave dhe nuancave më të bukura,që të q’mallen prindërit më bukurin e tij.
Ju të dashur prindër por edhe familja e gjërë
duhet të jeni të fortë dhe krenar për Mentorin!
VI
Gjuhë e trullit tonë
Ti moj bukuri
gjuhë e trullit tonë
S’mund të rri
për ty mos të shkruaj poezi
Ti gjuhë e trullit tonë
gjithmonë kë pasur histori
Albanalogët nuk të harrojnë
Pëna e tyre brez pas brezi
do të shkruajnë vargje për ty,
Deri në orët e vona
librin më vemēndje e lexoi
Sepse gjëra të reja
për gjuhën e trullit tim mesoj
Vargjet e shkruara për ty
Janë të ngrohëta si dielli
Flasin për trullin Dardanë
Për ty moj rreze dielli,
Kush na dhuroi librin e parë
Më ato shkronja të arta si thesar
lshte Gjon Buzuku, ai autor
Më Mesharin si veper e parë
VII
Deshëmorit
(Agim Elshanit-Komandant Malisheva)
l patrembur në flaken e luftës
Nen krismat e automatikeve
Fluturoje si shqiponje dykrenare
Mbi supet e krahrorit shifej liria
Ne beteja printe i pari
Më gjoksin e hapur në ballë
Syrin gjithmonë e mbaje në shënjester
E ktheje anmikun nga ka ardh
Ballëpërballë duke luftuar me shki
Për një flamur
Për një Shqipëri
Po u përkul dhe puthi flamurin
Pasha ngjyren në bajrak,e tokën larë me gjakë
Një Etni e një e n’bajrak
Në Kosovë e gjitha trojet Etnike
Në Xhyrgjevc të Luginës së Preshevës
Më 27.03 2001 aty mbete flakadan i krenarisë
Dhe simbol i SHqiptarisë
VIII
Engjull je engjull do të mbetesh
(Kushtuar Nexhmije Pagarushes)
Në mendjen time mbaj kujtim
Heej kam rrit shtatin,në pagarushen legjendare
Ku Vesel Pagarusha shperndante Abetare
Heej kam rrit shtatin,ndër keto male
Aty filloi magjia e këngës popullore,
Për zërin e bukur,për melodinë e këngës
Kam mall të ndegjoji këngën,,Baresha”
Heej kam rrit shtatin ndër keto male
Në Pagarushen time shumë krenare
Më barinjë e baresha,dele e qingja tuj blegrue
Me moshataret këngë tuj këndue
Engjull je engjull do të mbetesh
Melodi e bukur e kesaj bote je
Më këngë t’ëmbëla të dashura si mjalti i ke
Po ti bilbil i Llapushes je,
Zëri ytë ju bashkue ngjyrave të ylberit
Një artiste shqipëtare,një lkonë kombëtare
Zëmera e shpirtë,gjithmonë bashkove
Për natyren e Vendelindjes këngë këndove
Engjull je engjull do të mbetesh
Për këngën popullore,mbretresh do të je
Zanat e malit të falen shpirtin e melodisë
Dielli nuk ikën,në këngët tua leshon dritë
IX
Fotografi malli e kujtese
(Profësoret Hamit Dobruna e Sakol Kryeziu)
Vargjet dalin nga shpirti i këtyre fotografive
Vargjet thuren vetë,dhe behen kurorë
Dy lule që ka pas arsimi,të pandashem
Nga ideali dhe atdhetarizmi,
Pënda ime brilante
Ti sa bukur që shkruan
Kur unë nga zemera vargje lexoj
Për një gjuhëtar e Sociolog
Oh!,ju moj rreze dielli
Që më jepni frymëzim të shkruaj
Për ata arsimdashës dhe ldol
Që në qdo kohë e mot,nuk harrohen kurrë
Ju fanarët e dritës e țë arsimit
lshit të fortë dhe mjaftë krenar
Të pa trembur nga armiqet barbar
Shumë turturave ju qendruat perballë
X
Legjendë e Arsimit
(Kushtuar prof.Zeqir lballit)
Në vargjet e mia shendritin
rreze dielli,sikur ligjeronte profesor Zeqiri
Fjalet dalin nga shpirti,pënda ime e përlotur
Nuk pushon s’ shkruari,fjalet bëhen kurorë
Sikur sot që kishte rreze të bukura më
Pesëmbëdhjetë Nëntor
Vargjet më dalin nga zëmëra për ty kur
të kujtoi,jeta është udhëkalim
Andaj duhet të vlësojmë,veq pëna ime nuk
din të heshtë,për ty gjithmonë rreze të arta shkruan
S’ mund të rri pa t’thënë një varg
Se ti ishe ldolë i gjuhës dhe letërsisë
S’ mund të rri pa ta shkruar emrin
N’timen poezi
S’ mund të ndalem pa ta thënë bukurin e fjalës
Lot më pikojnë nëpër faqe
S’ mund t’duroj pa ta shkruar emrin
Ne te mia vargje
Ti profesor i nderuar brez pas brezi ligjerove
Në tempullin e dijes që mbanë emrin
“Ramë Bllaca” shumë e nderove,
Aty more lavdata dhe mirënjohje
Ti profesor i nderuar si bilbili ligjerove
Fjalet e qiririt shumë herë i lexove
Ëmbelsirën e gjuhës sate e shijove
Nxënësve të Bllacës për Naimin ju ligjërove!
XI
SHpirti i tretur
(Kushtuar poetit Tahir Foniqi)
Ani lë të rrokulliset dielli
Pas vargjeve tua
Edhe vetë krojet kishin etje për tye
Shtohen vargjet e behen lumë
Se jeta të lë fjalë e besë
O poeti Tahir Foniqi,
Vargjet e tua vezullojnë dritë e zjarr
Qiellit fluturojnë pellumba paqe,
E në krahë mbajnë vargun tend
Deri n’kupë të qiellit;
Në ballin e kohës ti shoh vargjet
E për mot sterolaps në to
Edhe kur vjen loti o lum Arbëri
Tek përmallet melodi fyelli e qiftelisë
Vargjet tua rrojnë gjatë!

Share.