Milot Rashica me shokët do të nis një aventurë të re, si asnjëherë më parë.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Rashica, i cili aktivizohet me Werder Bremen, do të shkojë në kamp karantinor-stërvitor.

Werder njofton se skuadra do të karantinohet para ndeshjes me Bayer 04 Leverkusen.

“SV Werder Bremen do të shkojë në kamp karantinor-stërvitor, të martën më 12 maj, 2020, si domosdoshmëri për të rinisur Bundesligën. Nga atëherë e tutje, lojtarët e ‘gjelbër-bardhve’ do të qëndrojnë në Parkhotel deri në ndeshjen e parë kundër Bayer 04 Leverkusen, ku do të merren masa speciale për të izoluar skuadrën, trajnerët dhe gjithë stafin”, thuhet në njoftimin e Werder, transmeton lajmi.net.

“Stërvitja e skuadrës do të vazhdojë si gjithmonë, por pa praninë e tifozëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Rashica pritet të jetë gati për Leverkusen. Vëmendja për të do të jetë e madhe, në kohën kur ai po lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë.

Share.