Skuadra e Torinos ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit e Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Drejtori i ri sportiv Davide Vagnati po punon për të bërë një revolucion dhe për të përforcuar skuadrën e tij
Sipas Tuttosport, “Granata” kanë shënjestruar Mergim Vojvoda, mbrojtësin e skuadrës së Standard Liege.
Menaxheri i mbrojtësit kosovar, Ardian Aliaj para disa javësh ka potencuar që për lojtarin ka shprehur interesim një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës në Serie A