Britania e Madhe ka regjistruar 205 viktima të koronavirusit në 24 orët e kaluara ndërsa numri i vdekjeve arriti në 26.550.

Shifrat e fundit paraqesin numrin më të ulët të vdekjeve ditore që nga muaji mars pasi vendi duket se kalon kulmin e krizës.

Dje numri i vdekjeve në spitale u rrit në 26.345 pasi 252 persona të tjerë u regjistruan të vdekur.

Shifrat treguan se 178 njerëz vdiqën në Angli, 12 në Uells dhe 10 të tjerë vdiqën në Skoci. Irlanda Veriore tha se kishte regjistruar 5 vdekje në spitalet e saj.

NHS Anglia tha që nga 178 vdekjet e reja të njoftuara sot: 33 ndodhën më 9 maj, 88 më 8 maj, ndërsa 27 ndodhën më 7 maj.

8 prilli vazhdon të ketë numrin më të lartë për numrin e vdekjeve në spital brenda një dite të vetme, me një total aktual 884.

Lajmet vijnë ndërsa Boris Johnson bëhet gati për t’iu drejtuar kombit për fazën tjetër të bllokimit të koronavirusit.

Kryeministri pritet të përcaktojë ‘hartën e tij rrugore’ me disa kufizime të përcaktuara për t’u lehtësuar gradualisht, transmeton TVMalisheva

Share.