Kufijtë e Kroacisë janë të hapura që prej këtij mëngjesi, dhe sipas këtij vendimi, shtetasve kroatë u lejohet të vijnë nga ose të shkojnë jashtë vendit në përputhje me rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit të Shëndetit Publik.

Shtabi i krizës sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike, transmetojnë mediat kroate/TVMalisheva

Share.