Mediat britanike shkruajnë se ndërveprimi telefonik u ndal plotësisht në Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës ndërmjet datave 7 dhe 24 tetor të vitit të kaluar dhe se instituti mund të ishte mbyllur për shkak të një ‘ngjarje të rrezikshme’.
Sipas gazetës britanike, The Sun, gjatë kësaj periudhe nuk pati asnjë ndërveprim telefonik për shkak të një ‘ngjarje të rrezikshme’ në këtë institut, i cili ‘mund të ishte mbyllur gjatë kësaj kohe’.
Mediat britanike po ashtu raportojnë se pretendimi në fjalë forcon teorinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump se virusi kishte “dalë nga lakuriqët e infektuar në laborator”.
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mendon se koronavirusi doli nga tregjet e kafshëve në Wuhan/TVMalisheva