Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar sot se do t’i konsiderojë forcat e gjeneralit libian Khalifa Haftar objektiva të ligjshme nëse sulmet ndaj interesave turke në Libi vazhdojnë.

Turqia mbështet Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Marrëveshjes Kombëtare (GNA) të Libisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me GNA, e cila po përpiqet të mbrohet nga sulmi i forcave të Haftar.

Ankaraja i konsideron forcat e Haftarit, të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Rusia, si puçistë.

“Nëse ata synojnë misionet dhe interesat tona në Libi, ne do t’i konsiderojmë forcat e Haftar si objektiva të ligjshme,” tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë, e cila gjithashtu kritikoi Kombet e Bashkuara për dështimin për të ndërmarrë veprime për shkak të sulmeve të Haftar.

“Është e papranueshme që OKB të heshtë në lidhje me këtë gjakderdhje”, thuhet në deklaratë, transmetonTVMalisheva

Share.