Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka shpalosur sonte ‘planin e kushtëzuar’ lidhur me hapat që do të ndërmarrë për të nxjerrë vendin nga izolimi për shkak të pandemisë me koronavirus.
Johnson tha se qytetarët tani duhet të “inkurajohen aktivisht” që të shkojnë në punë nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia, por duhet të shmangin transportin publik.
Sipas planeve për rihapjen e vendit, nga e mërkura, qytetarët mund të bëjnë “stërvitje të pakufizuar”, duke përfshirë qëndrimin në parqe ose duke udhëtuar drejt destinacioneve për stërvitje.
Shkollat mund të hapen më 1 qershor, duke nisur me shkollat fillore, por kjo datë është “më e hershme” që mund të ndodhë. Një pjesë e industrisë së mikpritjes dhe më shumë dyqane mund të hapen nga korriku, në varësi të të dhënave. Njerëzit që vijnë në vend përmes vijave ajrore do të futen në karantinë
Johnson thotë se ai “nuk do të hezitojë të vërë frenat” nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit/TVMalisheva